Katër civilë të vrarë nga sulmet e Rusisë në veriperëndim të Sirisë

Të paktën katër civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e avionëve rusë në vendbanimet në pjesën rurale perëndimore të provincës së Halepit që janë të inkuadruara brenda zonës së deeskalimit të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, ku aktet e agresionit janë të ndaluara sipas një marrëveshjeje ruso-turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas observatorit ajror të opozitës, avionët rusë në orët e natës kanë kryer sulme ajrore në rrethin Daret Izze, dhe në zonat Hute, Sellum dhe Bala.

Sipas agjencisë lokale të mbrojtjes civile, e njohur si Helmetat e Bardha, katër civilë kanë humbur jetën në Bala, përfshirë dy fëmijë.

Agresioni i fundit në zonën e deeskalimit në Idlib ka shkaktuar që qindra mijëra civilë të zhvendosen drejt kufirit me Turqinë.