Katastrofë për Realin para ndeshjes me Barcelonën

Real Madrid nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Luka Modric, në ndeshjen e parë të finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Më 13 gusht, ditë e diel, Barcelona në Camp Nou pret Real Madridin për finalen e parë të Kupës së Spanjës.

Në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, Reali nuk do ta ketë në dispozicion mesfushorin kroat, shkaku i kartonëve të marrë në Superkupën e Evropës.

Një gjë e njëjtë Modricit i kishte ndodhur edhe në vitin 2014.

SHPËRNDAJE