Katalonia shpall pavarësinë nga Spanja, çfarë do të ndodhë me Barcelonën?

Parlamenti rajonal i Katalonisë ka shpallur pavarësinë nga Spanja.

Sot në orët e pasdites, Parlamenti i Katalonisë ka votuar për krijimin e Republikës së Katalonisë, në një votim të fshehtë, me 70 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime.Menjëherë pas këtij vendimi të Katalonisë, kanë nisur reagimet e medieve sportive se çfarë do të ndodhë me skuadrat e sportit që vijnë nga kjo zonë, e më shumë me Barcelonën.

Skuadrat më të mëdha të kësaj zone, janë Barcelona dhe Espanyol, që garojnë në La Liga.Shpallja e pavarësisë nga Katalonia, e cila po cilësohet e njëanshme nga Spanja, nuk do të thotë se klubet e kësaj zone do të mund të garojnë ku apo kur duan.

Ky proces mund të jetë i gjatë kur shohim se çfarë situate është krijuar, dhe me njohjet ndërkombëtare që mund të sjellë pas.Barcelona tashmë ka paraqitur qëndrimin e saj për të mbetur pjesë e La Ligas, por së fundi ka pasur zëra edhe për krijimin e një lige të Katalonisë, ose transferimi i saj në Francë apo Angli.