Kasami: Nuk marrim pjesë në Qeveri me persona të inkriminuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami  në emisionin Click Plus tha se në asnjë moment nuk do të marrin pjesë bashkë në Qeveri me persona të inkriminuar dhe të cilët janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

“Nuk do të marrim pjesë në Qeveri me njerëz të cilët janë nën hetim nga PSP me vepra të inkriminuara. Këtë e kemi thënë edhe më herët dhe do ta themi edhe tash. PSP duhet t’i procedurojë të gjitha lëndët e atyre që dyshohen se kanë bërë vepra kriminale. Derisa PSP ngrit akuza ndaj personave për të njëjtët ne nuk do bashkëqeverisim me të njëtët”, tha Kasami

Në takimin që u realizua sot nga ai dhe Zoran Zaev nuk është diskutuar se a do të marrim pjesë apo jo në Qeveri. Duhet të shqyrtohet programi dhe përbërja që më pas të marrim përgjigje për për po ose jo pjesmarrje në Qeveri.

Çfarë garanca dërgoi Zaevi tek Ivanovi, Kasami tha në mënyrë të prerë se nuk kanë të bëjnë me kushtet e përcaktuara në Platformën Shqiptare.

“Në asnjë moment nuk është pranuar që partitë shqiptare të heqin dorë nga Platforma Shqiptare. Kërkesat e partive politike do të realizohen në kuadër të Kushtetutës së Maqedonisë si dhe në kuadër të avancimit të të drejtave të qytetarëve përfshirë këtu edhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo nënkupton edhe ridefinimin e Maqedonisë”, tha Kasami.

Përndryshe ky qendrim i Bilall Kasamit vjen pas marrjes së mandatit të Zoran Zaevit për formim të qeverisë nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Për marrje të mandatit të Zaevit u nënshkruan 67 deputetë përfshirë këtu edhe depuetët e kolicionit Rilindje me Besë, pjesë e të cilit janë edhe deputetët e Lëvizjes Besa.

Pas marrjes së mandatit, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami u takuan bashkërisht.

Pas këtij takimi Zaev u shpreh se për një shumicë stabile, më mirë do të ishte që në koalicionin e ardhshëm qeveritar të merrnin pjesë të tre partitë shqiptare, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.