Kartoni i kuq ndaj Celta Vigos, vjen dënimi për Modricin

Komisioni Disiplinor ka publikuar vendimin për kartonin e kuq të mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës ka sanksionuar me një ndeshje moslojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Vendimi vjen pas kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua në ndeshjen e xhiros së parë në La Ligë mes Real Madridit dhe Celta Vigos, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Real Madrid ka të drejtë të paraqesë ankesë ndaj vendimit.

Modric u përjashtua me karton të kuq në minutën e 56-të të ndeshjes pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Denis Suarez.