Karaxhiq apel për dënimin e tij me 40 vjet me burg

Radovan Karaxhiq, i cili njihet si  Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës,  i dënuar më 2016 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në masakrën e Srebrenicës pritet qe me 23 prill të nisë një apel drejt gjykatësve të Kombeve të Bashkuara për dënimin e tij me 40 vjet burgim.

Më shumë se 100,000 njerez  janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen me dhunë gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995. Atij i ishte shqiptuar dënimi nga gjyqtarët e Tribunalit të Hagës, që është mbyllur edhe zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti i këtij tribunali, Theodor Meron, ka deklaruar në muajin shkurt se apelet do të shqyrtohen nga Mekanizmi për Tribunale Ndërkombëtare për Krime Lufte.