Karateistja Albulena Gërvalla fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21

Edhe një medalje evropiane e fituar nga karateja në kampionatin evropian, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës, për grupmoshat U-21, junior dhe kadet. Këtë herë, Albulena Gërvalla, ka fituar medaljen e bronztë për U-21, kategoria deri në 55 kilogramë. Deri tek medalja e bronztë, karateistja jonë erdhi përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë. Dy ditë më parë, edhe Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë.Kombëtarja e karatesë po paraqitet në evropian me 25 garues.
SHPËRNDAJE