Kapiteni i Çekisë: Mungesa e Muriqit nuk është një problem për Kosovën

Kapiteni i Kombëtares së Çekiës, Vladimir Darida, ka deklaruar se mungesa e Vedat Muriqit nuk do të jetë një problem për Kosovën.

Darida është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Çeki – Kosovë, që të enjten luhet në Plzen.

“Unë dje kam marre vesh që Muriqi nuk do te luaj. Por mesa di unë ai do te zëvendësohet nga një tjetër sulmues i larte dhe besoj që për Kosovën kjo nuk do te jete problem”, ka deklarur Darida, përcjell lajmi.net.

“Rashica është një lojtar me shume cilësi, shënon shume gola dhe ka natyrë të forte. Ne nuk do te koncentrohemi vetëm te ai por te gjithë lojtaret tjerë”.

Duke folur për rëndësinë e ndeshjes me Kosovën, Darida ka shtuar: “Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne e vlerësojmë këtë ndeshje në mënyrë profesionale dhe jemi të përgatitur maksimalisht”.

SHPËRNDAJE