Oficerët doganorë kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plot me pije joalkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve joalkoolike si në vijim: Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra, Shweppes 60 litra, njofton kumtesa.
Siç njofton Dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtëse.
Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra t’i njoftojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.