Kapet grupi ekstremist gjerman, planifikonin sulme ndaj azilantëve dhe xhamive

Disa anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë, janë arrestuar në Gjermani, pasi po planifikonin sulme kundër azilkërkuesve dhe xhamive.

Sipas gazetës Welt am Sonntag, dymbëdhjetë persona, që dyshohet se i përkasin grupit “Der harte Kern”, u arrestuan ndërsa një tjetër person, që besohet se është po ashtu pjesë e grupit, është në arrati.

Sipas mediave vendase, autoritetet kanë gjetur në banesat e tyre armë dhe materiale që mund të përdoren për të prodhuar bomba në kushte artizanale.

Gjermania po përballet me rritje të mbështetjes për ekstremin e djathtë, sidomos në lindjen ish-komuniste të vendit. Ndërkaq, besohet se ky grup ekstremistësh kanë komunikuar përmes mesazheve në WhatsApp dhe kanë formuar organizatën, shtatorin e kaluar./Opinion.al