Kapet gardiani duke tymosur marihuanë në Burgun e Dyzit

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, policia ka arrestuar një oficer të burgut pasi ishte kapur duke përdoruar marihuanë.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.