Kapen mbi 7 kg drogë në Obiliq, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e veturës me të cilin ishin duke udhëtuar, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sasia e drogës së konfiskuar është 7 kilogramë e 615 gramë.

Për arrestimin e dy të dyshuarve është njoftuar menjëherë Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të njëjtit të dërgohen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.