Kaos i rrjeteve sociale: Përveç Instagramit, nga sistemi bien edhe Facebook e WhatsApp

Berlin, Germany - February 12: In this photo illustration the apps of social media networks WhatsApp, Facebook, and Instagram are displayed on a smartphone on February 12, 2018 in Berlin, Germany. (Photo Illustration by Thomas Trutschel/Photothek via Getty Images)

Përdoruesit në mbarë botën po përjetojnë vështirësi në qasje në faqet e rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook, si dhe në aplikacionin popullor të mesazheve, WhatsApp.

Përdoruesit në Evropë dhe SHBA janë më të prekurit më së shumti në një varg ndërprerjesh, transmeton lajmi.net.

Njoftimet për ndërprerje kanë ardhur nga më tutje, duke përfshirë përdoruesit nga shtetet si Australia, Brazili, Kolumbia, Japonia, Meksika, Filipinet, Rusia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Uruguait.

Problemi i Instagramit përqendrohet në mos-ngarkimin e krye-faqeve.

Përdoruesit e Facebook thonë se po hasin probleme në kyçje dhe krye-faqe gjithashtu, si dhe në shikimin e fotografive apo postimin e tyre.

WhatsApp po dështon të dërgojë ose të marrë mesazhe, si dhe po ofron një lidhje të dobët përgjatë përdorimit, me një numër të vogël të përdoruesve me pamundësi për t’u kyçur në aplikacion.

Mediet ndërkombëtare kanë tentuar të kontaktojnë me kompaninë e ‘Facebook’, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. 

SHPËRNDAJE