Kandidati i Vetëvendosjes për deputet: Vonimi i lejes për Xhaminë e Madhe, provokim e padrejtësi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Tafili, ka përkrahur myftiun Naim Tërnava, i cili deklaroi se “nëse Komuna e Prishtinës nuk jep leje për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, ajo do të ndërtohet pa leje”, raporton Mesazhi.com.

Tafili që para zgjedhjeve nga Nisma për Kosovën, aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë përmes profilit të tij në facebook se “dhënia e lejes për ndërtimin e kësaj xhamie, është e drejtë e domosdoshme dhe vonimi i saj, është provokim e padrejtësi.

Ky është postimi i plotë i Tafilit:

Xhamia e madhe ne Prishtine
Kerkesa per xhamine, eshte nevoje qytetare. Jo kerkese e nevoje politike si shembulli i Katedrales, gurthemelin e se ciles e vendosi i ndjeri ish-Kryetari i LDK-se, Z.Ibrahim Rugova, e qe pastaj u ndertua prej taksapaguesve, te cilet shumica dermuese edhe nuk i perkasin besimit katolik. Pra, ate e ndertuan qytetaret shqiptare myslimane te Kosoves.
Dhenia e lejes per ndertimin e kesaj xhamie, eshte e drejte e domosdoshme dhe vonimi i saj, eshte provokim e padrejtesi.
Arsyet per ndertimin e saj jane shumehere me te fuqishme sesa te mosndertimit te saj. E as qe mund te krahasohet me arsyet e ndertimit te saj karshi Katedrales apo Kishes se Llapushnikut ne arat e shqiptareve myslimane!
Konsideroj se, deklarata e Myftiut te Republikes se Kosoves, Ef.Naim Ternava, ne lidhje me kete xhami, edhe pse iu tingelloi rende shume veshve qe kane probleme me degjimin, megjithate e degjuan, me plot te drejte eshte dhe zeri i shumices se indinjuar i qytetareve te Kosoves.
Eshte koha, edhe pse pak me vonese, qe sa me shpejte te jepet leja dhe te filloje ndertimi i xhamise.