Kanada, tentativë për zjarrvënie në një faltore muslimane

 Një tentativë për zjarrvënie në një faltore në qytetin Edmonton në Alberta të Kanadasë ka ndodhur të gjatë fundjavës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia Kalorëse Mbretërore e Kanadasë njoftoi se tentativa për zjarrvënie ka ndodhur të shtunën në qytezës Edson ndaj faltores së Komunitetit Islam të Edsonit.

Siç thuhet, zjarri ka filluar pasi hyrjes kryesore të faltores i është hedhur benzinë, ndërsa incidenti ka kaluar pa dëmtimin e askujt pasi zjarri është shuar pa marrë hov nga ana e zjarrfikësve.

Po ashtu, bëhet e ditur se aktivitetet për gjetjen e agresorit janë duke vazhduar.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Islam të Edsonit, Toufik Baterdouk, tha: “Disa persona nga xhemati sapo kishin përfunduar namazin. Po uronim Bajramin. Brenda kishte familje dhe fëmijë. Disa anëtarë tanë që gjendeshin në vendin e parkimit menjëherë kishin lajmëruar zjarrfikësin. Ardhja e menjëhershme e zjarrfikësit parandaloi një katastrofë të madhe”.

Baterdouk tha se nga kamerat e sigurisë është parë sesi një person me çantë largohet me shpejtësi nga xhamia me fillimin e zjarrit.

Faltorja në Edson kryen shërbimet prej pesë vitesh dhe nuk ka përjetuar asnjë problem deri më tani, shtoi Baterdouk.

“Unë jam rritur këtu, fëmijët e mi lindën këtu, ndërsa familja ime prej tre brezash jeton këtu. Është qytezë e mrekullueshme dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme. Disa fëmijë u frikuan shumë nga zjarri. Nuk arritëm t’u thonim asgjë fëmijëve, të cilët nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Ne si prindër nuk ditëm si t’ua shpjegojmë fëmijëve”, theksoi më tej Baterdouk.

Ndërkaq, kryeministrja e Albertas, Rachel Notley, e cilësoi tentativën për zjarrvënie si “fyerje ndaj të gjithë qytetarëve të Albertas”.

“Dua që komuniteti musliman në Alberta ta dijë se qeveria është pranë tyre. Ne do t’iu mbrojmë nga autorët e këtyre akteve të urrejtjes. E dënoj këtë sulm në mënyrën më të fuqishme që ekziston. Një akt i tillë lëndon të gjithë qytetarët e Albertas”, ka shkruar Notley në median sociale.