Kanada, gjenden fosile 23 milionë vjeçare

Në një zonë gërmimi në shtetin Saskatchewan të Kanadasë janë gjetur fosile gjitarësh, 23 milionë vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fosilet janë gjetur në Parkun Kombëtar Grasslands për të cilat thuhet se janë të kuajve, maceve dhe rinoçerontit para 23 milionë vitesh.

Ekipi shkencor në gërmimet e bëra në vitin 2017 nuk ka hasur fosile të gjitarëve, ndërsa pasi në verën e vitit 2017 zbuloi fosilet të eshtrave të kuajve dhe rinoçerontit, njoftuan se këtë vit i kanë dhënë një rëndësi të ndryshme hulumtimeve të tyre.

“Zbuluam të paktën 3 fosile të ndryshme të kuajve. Njëri prej tyre ishte me madhësi të mesme sa një qen. U emocionuam kur zbuluam fosilin e maces së madhe sa një puma. Gjithashtu gjetëm edhe një kockë misterioze të nofullës, por kjo nuk është gjitar”, tha Danielle Fraser nga ekipi shkencor.

Ajo tha se këto fosile gjenden vetëm në Saskatchewan, Alberta dhe ishullin Devon. “Me siguri vitin e ardhshëm do të kthehemi përsëri dhe do të fillojmë të kërkojmë gjitarë të vegjël si lepur dhe brejtës. Parashikojmë që punimet të vazhdojnë për rreth 10 vite”, tha ajo.