Kampionët e City, zbresin sot në fushë për sezonin e ri

Manchester City kampion në fuqi do të zbresë në fushë në orën 13:30, e para nga 6 ndeshje të programuara këtë të shtunë në Premier League.

Në një përballje që transmetohet Direkt në kanalet e Supersport në platformën televizive, armata e Guardiolës do të luajë në fushën e vështirë të West Ham në Londër.

Pas 2 titujve radhazi të fituar Citizens mbeten favorit për të triumfuar në Premiership.

Këtë sezon sheikët i kërkojnë trajnerit katalanas gjithashtu suksesin në Champions, por si në Europë ashtu edhe në shtëpi, gara përfshin shumë ekipe të forta dhe që do të bëjnë të pamundurën deri në finalet e sezonit në Maj./tch

SHPËRNDAJE