Kamionit i prishen frenat, shkakton aksident me disa vetura në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Agim Ramadani”.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni për mbledhjen e mbeturinave dhe disa veturave, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e problemeve me frenim të kamionit, i cili ka dalë në korsinë e kundërt.

Sipas dëshmitarëve jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për 2 të lënduar, një femër dhe një mashkull.

Sipas dëshmitarëve një këmbësore e rastit është lënduar me ç’ rast ka pësuar lëndime në kokë.

Dëshmitari Valdrin Berisha tha se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ndodhi ky aksident.

Ai thotë se sipas situatës, kamionit nuk i kanë punuar frenat dhe ka dalë në anën e kundërt të rrugës me ç’rast lëndime ka marrë edhe një grua e cila gjendej në njërën nga veturat e goditura nga kamioni.

“Jam njëri nga dëshmitarët e rastit, e pash rastin siç ka ndodh, kamioni deri në udhëkryq nuk ka pasë problem, por frenat mesa di unë punëtorit nuk i kanë punu fare. Kamioni ka qenë në shpejtësi jo të madhe e kam pa që diçka nuk është në rregull sepse frenat nuk i kanë punu ka ardh nga ana tjetër dhe ka kalu në anën tjetër punëtori është lënduar kur ka pas përplasje dhe gruaja në veturë është lënduar. Gruaja ka qenë në veturë, ka pasë këmbësor, por fatmirësisht nuk është lënduar askush”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe Policia e Kosovës