Kamionët me ndihma nga Kosova bllokojnë Rrugën e Kombit

Biznese të ndryshme nga Kosova po vazhdojnë të dërgojnë me të madhe ndihma në Shqipëri.

Në “Rugën e Kombit” janë parë disa kamionë të mbushur me ndihma të cilët janë nisur drejt kufirit me Shqipërinë, nga ku më pas do të vazhdojnë për në zonat e prekura nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Aksioni për mbledhjen e ndihmave nuk përfundon këtu, ndërkaq që në të gjitha komunat e Kosovës në formë të organizuar janë mbledhur veshmbathje, ushqime e batanije të cilat më pas do të dërgohen në Shqipëri.

Sipas raportimeve, aktualisht në Shqipëri mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së tërmeteve të reja, si dhe nga dëmtimet në shtëpitë e tyre.