Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time

Ministria e Kulturës së Kosovës në një ceremoni të organizuar ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, tha Kadare pas marrjes së çmimit.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” tha se ka ardhur koha që në historinë e Kosovës të ketë vend të privilegjuar për librat dhe Ismail Kadarenë.

“Për lexuesit e Kosovës, Kadareja është shkrimtar i zemrës. Kadare është autor që nuk është braktisur asnjëherë”, tha Gajraku.