Kadaj-Bujupi paralajmëron tensionim të situatës

Nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi. Sa herë që preket interesi i vendit do të këtë tensionim të situatës, sepse qytetarët e Republikës nuk mund të pajtohen me këtë fakt.

Ky është paralajmërimi i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tashmë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila shton se ky tensionim mund të këtë konsekuenca të ndryshme dhe të rrezikshme.

“Prandaj Qeveria duhet ta këtë parasysh këtë dhe të mos vazhdojë me kokëfortësinë e saj, sa të habitshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën. Për çfarëdo eskalimi potencial, përgjegjësia e plotë është te ta”, ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Kadaj – Bujupi.

SHPËRNDAJE