Kabul, shpërthim i fuqishëm afër selisë së ushtrisë

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, afër selisë së forcave komando të ushtrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme, Nusrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në zonën e qytetit Reshkor.

Ai shprehu frikën për viktima të mundshme, por nuk u dha asnjë detaj i saktë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.