BE ka shpërdoruar 5,5 miliardë euro gjatë vitit 2015

Parregullsitë prekin 3,8 për qind të buxhetit të BE-së për vitin 2015, ndërsa shpërdorimi i një viti më parë ishte 4,4 për qind.
BE ka shpërdoruar 5,5 miliardë euro gjatë vitit 2015

Bashkimi Evropian ka shpërdoruar rreth 5,5 miliardë euro të buxhetit gjatë vitit 2015, njoftoi sot organi i auditimit të bllokut, Gjykata Evropiane e Auditit (ECA) ndërsa paralajmëroi për një humbje të besimit të qytetarëve.

“Njerëzit nuk mund t’u besojnë institucioneve të BE-së nëse ata nuk besojnë se jemi duke u kujdesur për paratë e tyre ashtu siç duhet si dhe po mbajmë një llogari të saktë sesi i menaxhojmë ato”, tha shefi i ECA-së, Klaus-Heiner Lehne.

Parregullsitë prekin 3,8 për qind të buxhetit të BE-së për vitin 2015, ndërsa shpërdorimi i një viti më parë ishte 4,4 për qind.

Gjykata e Auditimit priste të kishte një shifër më pak se dy për qind.