Ka filluar aplikimi për “Bursat e Turqisë 2019”

Kanë filluar aplikimet për “Bursat e Turqisë 2019” të cilat ndahen nga Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitet Farefisnore (YTB) për studentët e huaj për studime në arsim të lartë në Turqi.

Bursat e Turqisë, që sigurohen nga YTB-ja, njihen si program i bursave të financuara nga shteti dhe bursë konkurruese për studentët e shquar, të cilët do të studiojnë në universitetet e shquara të Turqisë në kohë të plotë apo në programe afatshkurta.

Bursat e Turqisë synojnë angazhimin për të përforcuar bashkëpunimin mes vendeve dhe mirëkuptimin reciprok mes shoqërive dhe krijimin e një rrjeti të udhëheqësve të ardhshëm.

Aplikimet për Bursat e Turqisë 2019 do të jenë të hapura për studentët ndërkombëtarë nga të gjitha vendet mes datave 15 janar – 20 shkurt. Aplikimet do të jenë falas dhe nuk do të pranohen ato të bëra dorazi ose nëpërmjet postës.

Për këtë bursë do të mund të aplikojnë kandidatët, të cilët dëshirojnë të kryejnë studime universitare, master dhe doktoratë.

Gjatë vitit të kaluar aplikimet për programin e Bursave të Turqisë arritën në 135 mijë. Nga Bursat e Turqisë, që janë të hapura për studentët nga të katër anët e botës, aktualisht përfitojnë 17 mijë e 500 të rinj nga 160 vende, të cilët zhvillojnë mësimin në universitetet e qyteteve të ndryshme të Turqisë.

Rreth 7 mijë studentë çdo vit marrin bursa në kuadër të këtij programi, i cili mori përsipër një rol të rëndësishëm që arsimi i lartë i Turqisë të fitojë cilësi ndërkombëtare.

Për Bursat e Turqisë, prej të cilave mund të përfitojnë vetëm studentët e huaj, aplikimet bëhen çdo vit nëpërmjet internetit në periudha të caktuara.

Pas futjes së të dhënave të nevojshme në sistem studentët, të cilët kalojnë fazën e parë të vlerësimit, ftohen për intervistë në rreth 100 pika në vende të ndryshme të botës.

Kandidatët e suksesshëm në këto intervista, që kryhen nga akademikët dhe ekspertët e YTB-së, e fitojnë të drejtën për bursë. Pas arritjes në Turqi kandidatët gjatë vitit të parë vijojnë kursin e gjuhës turke dhe pasi ta kenë mësuar ata sistemohen në universitetet e përzgjedhura.

Në Bursat e Turqisë, të cilat u ndahen studentëve që do të kryejnë studime universitare, master, doktoratë dhe kërkime shkencore, janë të përfshira strehimi, ushqimi dhe parat e xhepit. Për sa kohë që përfituesit nga bursat qëndrojnë në Turqi, atyre u paguhet edhe sigurimi shëndetësor.

Ndërkaq edhe shpenzimet e biletave të ardhjes në Turqi dhe bileta e kthimit pas diplomimit paguhen nga YTB-ja.

Studentët aplikimet e tyre mund t’i ndjekin nëpërmjet faqes së ripërtërirë të internetit në adresën