Juventusi refuzon ofertat për Mandzukiq

Futbollisti kroat është shumë i rëndësishëm për skuadrën bardhezi.

Mario Mandzukiq nuk do të lëvizë nga Juventusi.

32-vjeçari i cili zhvilloi një botëror shumë të mirë me Kroacinë duke shkuar deri nëfinale, konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektet afatgjata të Juventusit.

Pavarësisht ofertave të shumta nga skuadrat angleze dhe ato gjermane në drejtim të sulmuesit, “Zonja e vjetër” i ka refuzuar të gjitha me kërkesë të trajnerit Massimilliano Allegri, i cili e shikon kroatin një pikë të fortë në sulm.

Për Mandzukiq së fundmi ka shprehur interesim Borussia Dormtundi, që ka marrë menjëherë përgjigje negative nga Juve.