Juventusi dhe Man United pësojnë humbje, por kualifikohen tutje

Juventusi ka pësuar vetëm humbjen e dytë këtë sezon në të gjitha garat.

Pas Manchester United, Zonjën e Vjetër e ka mposhtur edhe Young Boys me rezultat 2-1.

Zviceranet ishin në epërsi të dyfishtë pas golave të Hoarau në minutën e 30-të dhe 68-të, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për Juven e shënoi Paolo Dybala në minutën e 80-të.

Në ndeshjen tjetër, Valencia ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-1.

Spanjollët kaluan në epërsi me golin e Soler në minutën e 17-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Jones në minutën e 47-të në portën e tij.

Golin për Manchester United e shënoi Marcus Rashford në minutën e 87-të të ndeshjes.

Juventus e përfundon garën në pozitën e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Man Unites.