Juventus vendos çmimin për Dybalan

Neymar thuajse veç është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain.

Barcelona ka kthyer sytë nga kampionati italian më saktësisht tek Juventusi.

Paulo Dybala është objektivi i ri i Barcelonës në rast të largimit të brazilianit Neymar JR.

Mediat italiane kanë shkruar se Juventusi tanimë i ka vënë edhe çmimin e largimit Dybalas.

Sipas mediave italiane, duke e ditur rrezikun e largimit të yllit argjentinas, Juventusi i ka vendosur çmimin e shitjes, plot 120 milionë euro duhet të paguajë kushdo ekip që e kërkon.

Por gjasat janë që argjentinasi të zgjedhë Barcelonën, pasi edhe kur ka firmosur rinovimin e kontratës para tre muajsh , ka rënë dakord me drejtuesit e klubit se nëse e kërkon Barcelona duhet ta lënë të largohet.