Juventus shkatërron Sassuolon 7:0, Milan barazon ndaj Udineses

Juventus mposhti Sassuolon me rezultat 7:0.

Juventus mposhti Sassuolon me rezultat të thellë 7:0 në Serie A.

Gonzalo Higuain realizoi het-trik, Sami Khedira shtoi dy gola kurse nga një tjetër Alex Sandro e Miralem Pjanic për fitoren e thellë të Bianconerëve.

Në ndeshjet tjera, Milan barazoi në udhëtim te Udinese me rezultat 1:1, përcjell “lajmi.net”.

Suso kaloi në epërsi mysafirët por autogoli nga Leonardo Bonucci bëri që dueli të mbyllet në barazim.