Juventus refuzon ofertën e United për Dybala

Djajtë e Kuq kanë dështuar të arrijnë akord paraprak me Zonjën e Vjetër, që ka refuzuar ofertën e tyre për shërbimet e yllit argjentinas

Oferta e Manchester United prej 80 milionë eurosh, plus sulmuesin Henrikh Mkhitaryan, për asin e Juventus, Paulo Dybala, është refuzuar, njofton klankosova.

Argjentinasi është një nga sulmuesit më të vlerësuar në botën e futbollit, ndërsa raportohet se Jose Mourinho e ka bërë cak kryesor për ta transferuar.

Skuadra kampione e Serie A kërkon mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij, që është e përafërt me kërkesat e Atletico Madrid për Antoine Griezmann.

SHPËRNDAJE