Juventus publikon listën kundër Valencias

Juventus takohet me Valencian të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Juventus ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo do të debutojë me “Bianconerët” në Champions me duelin në Mestalla të mërkurën.

Kurse, në listën e publikuar nga Juventus gjendet edhe sulmuesi Douglas Costa, përcjell “lajmi.net”.

Ylli brazilian është inkuadruar në ekip përkundër kartonit të kuq për pështyrje ndaj kundërshtarit në ballafaqimin e xhiros së shkuar në Serie A ndaj Sassuolos.