Juventus me mega ofertë për Neymar, përfshihen edhe dy yjet e skuadrës

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR,  vazhdon të mbajë qendrën e vëmendjes në merkaton e verës.

Një nga lojtarët më të mirë të PSG, Neymar, është duke kërkuar largimin nga Franca tash e një kohë, duke u shprehur i pakënaqur me situatën e tij.

Një nga skuadrat që thuhet se do ta transferojë brazilianin është Barcelona, e cili po bën maksimumin, dhe gjithashtu pëlqehet nga lojtari, por, së fundmi thuhet se edhe Juventus po interesohet për shërbimet  e tij.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Juventus është aktivizuar për transferimin e Neymar, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane thuhet se ka ofruar Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi, plus një shumë parash.