Juventus e Bayern kryejnë detyrën, marrin fitore të rëndësishme

Juventusi ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtimin te Lokomotiva Moskës.

‘Bardhezinjët’ fituan 2-1 falë golit në minutat e fundit të Douglas Costa.

Aaron Ramsey (4’) realizoi fillimisht për avantazhin e mysafirëve, para se Aleksey Miranchuk (12’) të barazonte.

Juve tash tubon 10 pikë në vendin e parë të grupit D, ndërsa Lokomotiva me tre pikë mban vendin e tretë.

Bayern ka vazhduar me fitoren e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve.

‘Bavarezët’ mposhtën Olympiacosin me rezultat 2-0.

Robert Lewandowski (69’) dhe Ivan Perisic (89’) shënuan në fitoren e vendasve.

Bayern tashmë është një këmbë larg kualifikimit, kurse ekipi grek në vendin e fundit me një pikë. /Lajmi.net

SHPËRNDAJE