Juventus dhe Genoa po i shkëmbejnë lojtarët

Juventus dhe Genoa janë shumë afër që t’i shkëmbejnë lojtarët. Juventus dhe Genoa dëshirojnë t’i shkëmbejnë lojtarët në këtë afat kalimtar. Stefano Sturaro është rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’ pas huazimit te Sporting Lisbona, pasi ka pësuar lëndim në gju, përcjell lajmi.net. Juventus është i gatshëm ta huazoj mesfushorin te Genoa, duke u marrë atyre Cristian Romeron. Sturaro do të huazohet te rivali i torinasëve, që do të kenë të drejtën ta blejnë atë në fund të sezonit.