Juventus “boom” shitjesh me fanellat e Ronaldos

Po rezulton një blerje vërtetë e zgjuar ajo e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në faqen e klubit.

Por sa vlen një fanellë bardhezi e Ronaldos?

Sipas mediave italiane fanella me numrin 7-të kushton plot 137 euro, por ka edhe 104 euro.

Duke iu referuar një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.

Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara.

Në total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino.

Dhe nëse llogaritet  nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Me fjalë të tjera gjysma e çmimit të blerjes së Ronaldos është nxjerrë. Blerja e Ronaldos nga Juventusi po del të jetë një përfitim vërtetë i frikës./Ora News