Joshua flet pas humbjes shokuese që pësoi nga Ruiz, konfirmon shumë gjëra

Andy Ruiz JR ka bërë një prej befasive më të këndshme viteve të fundit në botën e boksit.

Britaniku Anthony Joshua, i cili deri në meçin e fundit mbante katër rripat e kampionit, është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz, për të ndërruar liderin e boksit.

AJ përmes një video të postuar në kanalin zyrtar në Youtube ka folur pas asaj humbje shokuese, e para në karrierën e tij si boksier profesionist, raporton lajmi.net.

29-vjeçari ka theksuar se është duke reflektuar pas asaj disfate dhe pranoi se Andy Ruiz ishte më i mirë se ai në natën e meçit.

”Jam duke reflektuar. Humbja e parë në karrierë… nuk e di si ta shpjegojë këtë ndjenjë”.

”Por kjo më ka bërë edhe më të fortë. Jam ende ambicioz, gati për të rimarrë rripat e kampionit”, shtoi më tej Joshua.

Raportimet e fundit tregojnë se atij i është rekomanduar të ndërrojë të gjithë ekipin menaxherial, një gjë e cila është mohuar në mënyrë kategorike nga boksieri i peshave të rënda.

”Unë kam besim tek ekipi im. Ata më kanë ndihmuar shumë jo vetëm brenda, por edhe jashtë ringut. Thjesht nuk ishte nata ime, nuk i kishte fajet askush”.

Ndër të tjera, Joshua konfirmoi se do të ndodh një rimeç me boksierin meksikan pa konfirmuar data, por Sky Sports shkruan se rimeçi do zhvillohet në muajin nëntor ose dhjetor të këtij viti. 

SHPËRNDAJE