Joshua befason me peshën, për herë të parë bie nën 108 kilogramë

Për herë të parë që nga viti 2014, Anthony Joshua ka rënë nën 108 kilogramë, për ndeshjen rikthyese kundër Andy Ruiz Jr që zhvillohet të shtunën. Ish-kampioni ka peshuar 107.5 kilogramë në matjet zyrtare.

Boksieri britanik është 4.5 kilogramë më i lehtë sesa në duelin e parë ndaj meksikano-amerikanit në muajin qershor, kur i humbi të gjithë titujt e kategorisë së peshave të rënda.

Peshën më të përafërt se kjo aktualja , AJ e ka pasur në vitin 2017, kur gjatë përballjes ndaj Carlos Takam kishte peshuar 115 kilogramë.

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, gjatë matjeve zyrtare në Diriyah të Arabisë Saudite, ku edhe zhvillohet rimeçi të shtunën, Andy Ruiz kishte shtuar 6.8 kilogramë në krahasim me peshën e tij në meçin e parë.

Kampioni i unifikuar botëror i kategorisë së peshave të rënda ka peshuar 128 kilogramë në matjet zyrtare.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver