Jordi Alba në radarin e “zonjës së vjetër”

Juventus është afër që të bëjë një tjetër transferim të madh nga La Liga. Pasi e morën Cristiano Ronaldon nga Real Madrid, tashmë Juve po synon të “vjedh” një lojtar edhe nga Barcelona. Juventus është interesuar për Jordi Alban, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020, shkruan “Tuttomercato”, transmeton lajmi.net. Alba paraqitet me Barcelonën që nga viti 2012, kur kaloi nga Valencia për shumën e 14 milionë eurove. Së fundmi lojtari dhe skuadra e tij nuk kanë arritur që të ulën dhe të bisedojnë për një kontratë të re mes palëve. Të ardhurat për transferimin e Albas Juventus mendohet se do t’i sigurojë me shitjen e Alex Sandros.