Johanesburg, autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 20 fëmijë

0

Një autobus i cili transportonte fëmijë nga një shkollë fillore dhe të mesme është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit, Pretoria të Afrikës së Jugut, raporton BBC. 20 fëmijët vdiqën pasi autobusi u përfshi nga flakët pas përplasjes me kamionin.

Sapo flakët u shuan nga zjarrfikëset në autobus u gjetën trupat e 13 fëmijëve dhe 7 të tjerë kanë ndërrua jetë më vonë. Afrika e Jugut ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë. Sipas autoriteteve 13 673 persona kanë humbur jetën në 12 muaj. Deri më tani nuk dihet ende shkaqet e aksidentit, por pamjet tregojnë se autobusi u dogj tërësisht.

 

PËRGJIGJU