Jo vetëm dhëmbët, mësoni mrekullitë që bën pasta

Pasta e dhëmbëve është një mrekulli e vërtetë, nëse di ku dhe si ta përdorësh. Mësoni disa raste kur gjithë çka ju duhet është veçse pasta dhe asgjë tjetër.

  1. Largoni zverdhjen e atleteve

Merrni një furçë dhëmbësh dhe lyejeni me pastë. Fërkoni mirë e mirë gomën e atleteve dhe shihni se sa të bardha dhe reja do të duken.

  1. Pastroni hekurin

Merrni një leckë dhe lyejeni me pak pastë. Fshini pjesën e poshtme të hekurit në mënyrë që të largoni çdo papastërti prej tij.

  1. Dhe gjithçka tjetër

Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me unazat, për t’i shkëlqyer sa më shumë.

  1. Largoni erën e pakëndshme nga biberoni

Pas disa përdorimeve biberoni mban një erë të rëndë qumështi. Lajeni me pak pastë dhe era s’do të jetë më problem.

  1. Lani pasqyrat

Pasta sugjerohet veçanërisht për pasqyrën e banjos, e cila vishet nga avujt e shumtë. Fërkojeni me një sfungjer me pak pastë dhe ja ku zgjidhët punë.

Lani lavamanët gjithashtu

  1. Hiqni njollat nga rrobat

Pasta e dhëmbëve rezulton e suksesshme edhe në rroba. Nëse këmisha juaj është bërë me buzëkuq apo kafe lajeni zonën përreth me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë derisa të zhduket tërësisht.

Po ashtu hiqni njollat në tapet

Ose në mur

  1. Lani duart

Për të hequr një aromë të pakëndshme nga duart, lajini këto të fundit më pak pastë.