“Jo”-ja e trazon Shkupin, raportet flasin për dorëheqje të kryeministrit Zaev

Refuzimi për hapjen e negociatave ka trazuar vendet aspirante, ndërsa Shkupi ka reaguar me një mbledhje të shpejtë të qeverisë.

Raportet e agjencisë italiane të lajmeve ANSA pretendojnë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje pas dështimit të vendit të tij për çelur negociatat për anëtarësim.

Mediat maqedonase, në anën tjetër thonë se në zyrat e qeverise po mbahen konsultime politike në disa nivele dhe po shqyrtohen dhe analizohen të gjitha opsionet.

Analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërkaq tashmë ka paralajmërim edhe për takim të mundshëm të liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. 

SHPËRNDAJE