“Jetimat e Ballkanit” 25 shtëpi për skamnorët në Vushtrri

25 shtëpi për familjet në nevojë dhe pa strehim në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me “Jetimat e Ballkanit”. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur edhe mënyrën se si do të ndërtohen këto shtëpi, përcjell Mesazhi.

Lajm i madh, në këtë ditë të madhe🙏

Për 22 shtëpi, Komuna e Vushtrrisë do të participojë me shumën prej 5000 Euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të sigurohet nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Vushtrrisë është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndajë një tokë komunale në mënyrë që të gjitha shtëpitë të ndërtohen në një lokacion.

Humanisti Halil Kastrati po bënë një punë të jashtëzakonshme në ndihmë familjeve në nevojë. Prandaj në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë dua të shprehë mirënjohjen e falënderimet më të larta për humanistin Halil Kastrati dhe të gjithë ata që po ndihmojnë Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” në këtë mision fisnik 👏

Vetëm në vitin 2018, Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar me shtëpi dhe banesa 13 familje në Vushtrri, gjithnjë duke i bashkërenduar këto aktivitete humanitare me Komunën e Vushtrrisë 🤝

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë do të themelojë një Komision bashkë me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” që do të përzgjedhin familjet përfituese.

Shqiptar e bëmirësa, Zoti ju ruajt🙏