Jep dorëheqje ministri i Brendshëm i Francës

Ministri i brendshëm i Francës Bruno Le Roux njoftoi dorëheqjen e tij të martën, pasi prokurorët financiar kishin hapur një hetim paraprak  lidhur me pretendimet se ai kishte punësuar bijat e tij për punë verore, kur ishte anëtar i parlamentit.

Dorëheqja e papritur erdhi në prag të një skandali të ngjashëm te pagave, por ky në lidhje me gruan dhe fëmijët e kandidatit konservator Francois Fillon.

Dorëheqja erdhi pasi Emmanuel Macron, kandidati i pavarur i qendrës, forcoi pozitën e tij si favorit për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës. Macron ka premtuar për të ndaluar praktikën e deputetëve që punësojnë anëtarët e familjes, dhe ka premtuar për të kaluar një ligj te “moralizimeve” politike në Francë. /MESAZHI/