Jep dorëheqje kryetari i degës së AKR-së, në Vushtrri

Nasuf Aliu, kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti dhe nga të gjitha përgjegjësitë që mbanë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka dhënë edhe arsyet që e kanë çuar në këtë vendim.


Kjo është deklarata e tij:

Rrugëtimin tim politik e fillova në mosh të re, afro 14 vite nga sot.
Mungesa e prespektivës dhe padrejtësitë e shumta aso kohe ishin shtytje e mjaftueshme dhe një situatë e imponueshme nga rrethanat që të aktivizohem në jetën politike.

Ishte viti 2006/07 kur në skenën politike hyri AKR, subjekt politik që bazë kishte zhvillimin ekonomik të Kosovës.


Si një i ri me vullnet të madh dhe i ndodhur para pikëpyetjeve të mëdha për të ardhmen personale por edhe të moshatarëve të mi, vendosa ti bashkohem këtij subjekti.

Për këto 13 vite si pjesë e politikës, jam krenar me rrugëtimin tim deri këtu dhe shumë falënderues për mbështetjen dhe mundësitë që më janë dhënë të jap kontribut dhe të sherbej në vende të ndryshme.

Shërbimi në institucione dhe kontributi ndaj forcimit të shtetit nuk përfundon asnjëherë, atë duhet ta bëjmë vazhdimisht prej secilit pozicion që gjendemi ose ku na jepet mundësia.

Vazhdoj të besoj se mënyra më e mirë dhe më e efektshme nëpërmjet së cilës mund të ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në një shoqëri demokratike mbetet angazhimi politikë e profesional për vendin.

Por që ndikimi të arrihet i prekshëm, subjekti politik duhet të ketë organizim mirë të ndërtuar në një hierarki funksionale e cila respektohet nga të gjithë antarët e saj dhe ku vendimet merren duke respektu mendimin e lirë dhe vlerat demokratike.

Me keqardhje e them se AKR ka kohë që i mungon vazhdimësia dinamike dhe ky organizim, andaj llogaris se është futur në një rreth vicioz të mosfunksionimit të mirëfillt prej të cilit nuk po mundet të del, unë mendoj kështu!

Kjo gjendje vazhdon tash e sa kohë dhe nuk po dëshmon hapa e interesim për qasje të re e konkurruese me subjektet tjera.

I gjendur para kësaj situate dhe duke u ndjerë pergjegjës për secilin antarë të saj kudo në Kosovë e në veçanti strukturën tonë në Vushtrri, ku posa përfundova takimin e fundit me Kryesinë e Degës, të cilët informova për vendimin tim, dhe të cilët pa kushte kontribuan vite me radhë, andaj edhe për ju si opinion deshiroj të ju konfirmoj për dorëheqjen time nga Kryetari i Degës dhe nga çdo përgjegjësi politike mbrenda AKR-s.

Me këtë rast, theksoj se nuk jam profiter politik që dorëhiqem në kohë zgjedhjesh sipas ofertave, shantazheve ose formave tjera nga individët ose partitë politike, por as nuk jam i tillë që pëlqej vazhdimësin pasive.