Jemen, në përleshjet mes forcave qeveritare dhe Husive, vriten mbi 70 militantë

Më shumë se 70 militantë janë vrarë që nga fillimi i dhjetorit deri më të tani në perëndim të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Konflikti u zhvillua mes forcave qeveritare dhe lëvizjes rebele Husi në Jemen. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Jemenit të ushtrisë jemenase ka njoftuar se më shumë se 70 trupa janë sjellë në spital në qytetin Hacca.

Ata shtuan se numri i të vdekurve mund të ishte rritur.

Jemeni është kthyer në një skenë të krizës të thellë politike dhe të sigurisë e cila u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014 kur kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi, të udhëhequr nga presidenti i përmbysur Saleh, morën kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.

Ish-presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh u vra në Sana. Lajmi u konfirmua më herët gjatë këtij muaji nga partia e tij e Kongresit të Përgjithshëm Popullor. Një zyrtar nga partia tha se Husitë ndaluan autkolonën e Salehut dhe e vranë atë pranë kryeqytetit Sana.