James nuk do të kthehet kurrë te Reali

Futbollisti kolumbian po luan sezonin e dytë me Bayern Munichun.

James Rodriguez është larguar në huazim dy-vjeçar nga Real Madridi te Bayern Munichu.

Në verë, klubi bavarez e ka të drejtën e blerjes së futbollistit për 42 milionë euro, shifër kjo që pritet të paguhet nga ana e Bayernit.

Ka pasur raportime kohëve të fundit se Reali do të kërkojë rikthimin e Jamesit, por një gjë të tillë e ka mohuar legjenda kolumbiane Carlos Valderama, sipas së cilit bashkëkombësi i tij është i lumtur në Munih.

“James duket shumë mirë dhe i lumtur te Bayerni”, ka thënë Valderama për ESPN.

“Nëse nuk është kthyer në Madrid deri më tani, nuk mendoj se do të kthehet ndonjëherë”.

“Ai ka luajtur shumë mirë në vitin e parë me Realin, por ndërrimet e trajnerëve kanë ndryshuar situatën dhe i është dashur të largohej”, ka theksuar ai.

James ka zhvilluar 37 paraqitje me Bayernin sezonin e shkuar dhe ka shënuar tetë gola.