Jakup Krasniqi nesër udhëton në Hagë, shoqërohet nga deputeti Sherifi

Shefi i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, nesër udhëton për në Hagë.

Krasniqi do të udhëtojë në Hagë, pasi mori ftesë nga Dhomat e Specializuara.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Sherifi deklaroi se ai do ta shoqërojë Krasniqin.Krasniqi do të paraqitet për intervistim në Hagë me 24 korrik.Nuk është bërë e ditur nëse Krasniqi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit.

Kujtojmë se ftesë nga Specialja se fundmi ka marrë edhe Ramush Haradinaj, i cili me pas dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.