Jacinda Ardern, kryeministrja që “pushtoi zemrat”, i jep fund beqarisë

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe partneri i saj shumëvjeçar Clarke Gayford janë fejuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ardern konfirmoi informacionin se çifti është fejuar gjatë festës së Pashkëve në qytetin Mahia, por ai nuk donte të jepte më shumë hollësi, duke vënë në dukje se Ardern do të flasë për këtë në adresimin e mediave të hënën.

Gazetarët vënë re të premten se kryeministrja mbante një unazë martesore.

Ardern dhe Gayford kanë një vajzë dhjetë muajshe, Neve Te Aroha. Ardern u bë udhëheqësi i dytë botëror në historinë moderne që lindi gjatë mandatit të saj në qershor të vitit të kaluar.

Gayford momentalisht më shumë kujdeset për foshnjën dhe punon si prezentues në një emision televiziv për peshkim.

Kryeministrja tridhjetë vjeçare e Zelandës së Re, është lavdëruar në mbarë botën për solidaritetin dhe udhëheqjen e saj që tregoi pas vrasjes së 51 besimtarëve në një xhami në Christchurch më 15 mars.