Ja Vitaminat dhe super-ushqimet të cilat e parandalojnë rënien e flokëve

Rënia e flokëve është më e zakonshme gjatë sezonit të verës dhe vjeshtës sesa në çfarëdo periudhe tjetër të vitit.

Suplementet, avokadot dhe peshqit mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve.

Një skalp i tharë dhe i leskëruar mund të shërbejë si shenjë se ju nevojiten më shumë acide yndyrore, tregon nutricionistja Dr. Marilyn Glanville.

Avokado, farat, arrat dhe peshqit janë burime të mira të acideve yndyrore dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve.

“Siç e dimë shumica prej nesh, yndyrat nuk janë të gjitha të këqijat, ndërsa yndyrat esenciale kanë role të rëndësishme në mirëmbajtjen e një lëkure të shëndetshme, skalpit dhe flokëve”, ka treguar Glanville.

Promovimin e flokëve të shëndetshëm mund ta bëjnë edhe suplementet e acideve yndyrore omega-3, të cilat mund të blihen në farmaci me një çmim të lirë.

Por, për një mbrojtje më të mirë të përgjithshme, mundohuni që të hani ushqime të vërteta të cilat janë të mbushura me burime natyrale të vitaminave dhe mineraleve.

Këto “ushqime të vërteta” janë pemët dhe perimet, mishrat e pa proceduar dhe peshqit, vezët, arrat, farat, etj. /Mesazhi/

SHPËRNDAJE