Ja si përhapen lajmet e rreme (Funny Video)

Mungesa e komunikimit të mirëfilltë shkakton probleme ndërmjet njerëzve. Prandaj për ta sqaruar se si vie deri te keqkuptimet, një shkollë në Indi ka vendosur ta bëj një eksperiment social. Qindra studentë janë përfshirë në këtë eskperiment, dhe rezultatet janë mjaft të qarta.

Kanali i komunikimit mund ta ndryshoj informatë në varësi të perceptimit të dhënësit dhe marrësit të informacionit. Ky problem i ndryshimit vihet re edhe në këtë eskperiment.

Duke e transmetuar mesazhin e parë tek pjesëmarrësit e tjerë që nuk ishin të njoftuar, shohim se “lënda e parë” ishte tjetërsuar plotësisht.

Kjo mund të na shërbej që të kuptojmë se si funksionojnë edhe lajmet e rreme që na serviren në ekranet tona. Mos e humbisni videon! /MESAZHI/

SHPËRNDAJE