Ja si do të duket brendësia e Golf 8-shit

Volkswageni ka treguar disa detaje për brendësinë e gjeneratës së re të modelit ‘Golf’.

Skicat e publikuara në raportin e grupit të kompanisë gjermane për informatat e brendit dhe raportet financiare kanë shfaqur ndryshimet e mëdha që do të marrë gjenerata e tetë, transmeton lajmi.net.

Vetura në fjalë pritet të ketë ndryshime të mëdha teknologjike në kuadër të interierit.

Paneli te shoferi do të jetë krejtësisht ndryshe. Sipas raportit, do të hiqen butonat në konzolën qendrore.

Volkswageni pritet të nxjerrë në treg modelin në qershor të vitit 2020. /